Dejan Lovren është transferuar te Zenit St.Petersburg.

Pas 6 vitesh në “Anfield”, qendërmbrojtësi kroat, i ka dhënë fund aventurës së tij me kampionët e rinj të Anglisë.

Lovren ka vënë firmën e tij në kontratën me Zenit St.Petersburg, kontratë e nënshkruar në formë të përhershme dhe jo huazim.