Nje lajm i mire per Vllaznine dhe futbollin shkodran. Punimet per shtrimin e tapetit te ri sintetik ne fushen sportive “Reshit Rusi” kane nisur dhe do te perfundojne brenda pak ditesh.
Nje investim ky i Federates Shqiptare te Futbollit e cila “krenohet” me te, por nga ana tjeter e rendesishme eshte qe me ne fund klubi Vllaznia do ta kete kete fushe ne kushte serish optimale per stervitje dhe ndeshje te ekipeve te moshave dhe ate te femrave.
Punimet e nisura pritet te mbarojne per nje periudhe dyjavore dhe me pas fusha do te jete ne dispozicion te gjithe ketyre ekipeve, por edhe te ekipit te pare per stervitje.
Ky i fundit siç u be e ditur pak dite me pare, u detyrua te lere Shkodres dhe te stervitet ne Durres e Kavaje ne pragndeshjen me Teuten. Nisja e periudhes se reshjeve e ben te pamundur stervitjen ne kushte normale ne fushat e tjera te Shkodres.
Per kete arsye, venia ne funksion te plote e fushes “Reshit Rusi” padyshim qe duhet t’i gezoje te gjithe tek Vllaznia dhe jo vetem./SHKODRA-SPORT.COM/