Nga Gjergj KOLA

Ngjarja e madhe e boksit po afron. Pas plot 30 ditesh, saktesisht me 30 mars, ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres do te zhvillohet aktiviteti me i rendesishem i boksit qe eshte bere ndonjehere ne vendin tone.

Vellezerit Ndou, Mondi dhe Gjovalini si dhe kolegu i tyre Melser Abdyli kane vendosur te organizojne nje event te jashtezakonshem ne qytetin e tyre te lindjes ne Shkoder, mbremjen e 30 marsit, me 10 ndeshje te boksit profesionist qe nuk jane zhvilluar asnjehere me pare nga sportistet tane ne te tilla nivele.

Ne ring do te jene emrat me te medhenj aktualisht te boksit shqiptar, duke filluar nga Nelson Hysa, e per te vazhduar me Arjon Kajoshin, Gelian Rajkun, Senad Drinin, Alban Bermeten, Denis Nurjen, Alban Beqirin, Rexhildo Zenelin, Ani Haxhillarin dhe boksieren amerikane Ikram Kerwat.

Kjo e fundit vjen ne Shkoder per te synuar fitimin e titullit “WBF World Title”, nderkohe qe ne ring per te fituar tituj te rendesishem do te ngjiten edhe dy boksieret shkodrane Nelson Hysa qe do te synoje fitimin e gjerdanit te “WBC Asia Title” dhe Arjon Kajoshi gjerdanin e “WBF World Title”.

Puna per kete event ka kohe qe ka nisur dhe po merren te gjitha masat qe te jete nje mbremje e jashtezakonshme, me ndeshje shume te bukura boksi, shoqeruar edhe me muzike e show. Nderkohe e veçanta tjeter e tij do te jete prania e yllit te boksit boteror, Roj Jones Jr, qe eshte i ftuari i nderit nga organizatoret per kete aktivitet.

Ky event do te filloje ne oren 17:00 nderkohe qe hyrja e te ftuarve do te nise nga ora 16:00. Çmimet e biletave fillojne nga 1000 leke te reja dhe sigurisht qe ia vlen pjesmarrja ne te sepse kemi te bejme me aktivitetin me te rendesishem dhe me te bukur qe eshte zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi.