Kristofer Kavang do të jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën mes Moldavisë dhe Shqipërisë që të do të zhvillohet ditën e hënë në Kishinau.

Kavang është 34-vjeç dhe është cilësuar si një ndër gjyqtarët më të mirë të momentit në Angli. Ai nuk ka gjykuar asnjë ndeshje mes Kombëtareve në Europë, teksa kjo do të jetë sfida e parë.

JS139873782

Kujtojmë që Kavang së fundmi ishte gjyqtar kryesor në sfidën mes Liverpulit dhe Lësterit të vlefshme për Premier Ligën angleze ku të kuqtë e Klop fituan me rezultatin 2-1 falë një penalltie në minutat e fundit. Ndihmës të 34-vjeçarit do të jenë asistentët Daniel Kuk dhe Konstantin Hatdziakis.