Brenda dy muajsh, ka arritur të thyejë dy herë rekordin kanadez të garës së kërcimit trehapësh. E ka bërë një shkodran. Bëhet fjalë për Gëzim Dimnakun. Ish-kampioni i Shqipërisë prej vitesh jeton në këtë shtet të largët megjithatë nuk ka hequr dorë nga sporti i tij i preferuar. Në mitingun ndërkombëtar të zhvilluar dje në Dmonton dhe të emërtuar “Golden Bear”, kanë marrë pjesë atletët më të mirë të Amerikës Veriore.

Ai ka arritur të kërcejë 13.27 m duke thyer sërish rekordin kombëtar kanadez që mbahej po prej tij dhe që ishte vendosur po prej tij në garat e zhvilluara në Calgary.

Me këtë rezultat, Dimnaku kryeson ranglistën botërore të kësaj gare për kategorinë Master (atë të sportistëve mbi 35 vjeç) dhe ky padyshim që është një rezultat historik për të por edhe për sportin shkodran që duhet të krenohet me djalin e saj. Ndonëse kategoria master përfshin sportistët mbi 35 vjeç por vetëm atleti shkodran është 45 vjeç dhe kjo tregon më së miri aftësitë dhe talentin e tij sepse një rezultat të tillë nuk e ka arritur askush më parë. Në foton e mëposhtme, ai ka pozuar me Damian Varnek, i cili u rendit i treti në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros.
© shkodrasport.com