Afrimi i ndeshjeve të para zyrtare të këtij viti, sigurisht që ka fituar vëmendjen më të madhe të shtypit të sotëm sportiv. Të gjitha skuadrat janë duke bërë lëvizjet e fundit si në merkato, ashtu edhe në përgatitjen e formacioneve bazë me të cilat do të luajnë ditën e premte. Kjo gjë po ndodh edhe tek Vllaznia dhe është pasqyruar edhe në faqet e para të gazetave sportive. Kështu, në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Vllaznia, Gjoka: S’ka më alibi, të thyejmë Kukësin”.

Ndërkohë, në faqen e parë të gazetësë “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vllaznia, trajneri Gjoka ka disa dilema për formacionin”. Po ashtu, ka edhe një artikull për mbrojtësin shkodran Arsen Sykaj që është larguar nga Teuta tashmë. Për më tepër, lexoni më poshtë faqet e para të gazetave të sotme sportive: