Ndonese pa shume zhurme, tek Vllaznia natyrisht qe jane shume te fokusuar tek merkatoja duke kerkuar perforcime ne repartet per te cilat ka nevoje skuadra. Pikerisht per kete arsye, sot ne stervitje me kuqeblute ka qene edhe nje emer i ri.

Behet fjale per brazilianin Andrey Almeida. Gazeta “Shkodra Sport” meson se ai luan ne rolin e mbrojtesit te majte dhe kohet e fundit ka luajtur ne Maqedonine e Veriut me ekipin Makedonija.

Almeida perveçse ne vendin e tij ka provuar te luaje edhe ne Portugali, nderkohe qe tashme do te tentoje ta beje nje gje te tille edhe ne Shqiperi. Ende nuk eshte e qarte nese ai eshte ne prove te Vllaznia, apo ka ardhur per te firmosur.

Kujtojme qe skuadra shkodrane e ka patur te domosdoshem marrjen e nje mbrojtesi te majte sepse per momentin Hakaj eshte i pezulluar nga Disiplina, mbrojtesi tjeter Spahija i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjika ne gju, ndersa Asani nuk eshte ne planet e stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/