Pas lajmit se një ekip amator është stërvitur pasditen e sotme në fushën sportive në Pyllin e Sodës, ka reaguar menjëherë Policia e Vlorës.

Burime zyrtare pranë policisë thanë për “Panorama Sport”, se menjëherë sapo patrullat e uniformave blu kanë konstatuar stërvitjen kanë ndërhyrë për të shpërndarë grupin. Sipas policisë ekipi që po stërvitej kishte hyrë nga gardhi, pasi dera e fushës ishte e mbyllur.

Policia nuk konfirmon deri më tani ndonjë të arrestuar apo të penalizuar për këtë ngjarje. Por duke qenë rasti i parë i një situate të tillë në Vlorë.

Ndoshta edhe mund të jetë falur dhe policia e ka parë të arsyeshme që në këtë rast të bënte rolin e këshilluesit ndaj organizatorëve të kësaj stërvitjeje në fushën që administrohet nga klubi i Flamurtarit, teksa aty stërviten të gjitha ekipet kuqezi.