Christopher Mandiangu, Eugeniu Sidorenco nuk do te jene te vetmit qe pritet te largohen gjate merkatos se janarit nga ekipi i Vllaznise.

Perveç tyre pritet qe edhe nje futbollist tjeter t’i jape lamtumiren kuqebluve, por kete here behet fjale per nje shkodran. Ai eshte Elmir Lekaj.

Mbrojtesi i djathte i kuqebluve duke mos gjetur hapesira aktivizimi, ka kerkuar te largohet sepse ka nevoje per me shume minuta. Dhe si rrjedhoje mesa duket e ka gjetur edhe destinacionin e tij te ardhshem.

Lekaj pritet te shkoje ne Kosove tek ekipi Arberia. Edhe drejtuesit e Vllaznise e kane dhene aprovimin e tyre per kete levizje por kane mbetur per t’u diskutuar vetem disa detaje nese do te kete huazim te tij ngaqe eshte ende nen kontrate, apo do te nderpritet kontrata.

20 vjeçari eshte edhe kontigjent i kombetares se kesaj moshe dhe kuptohet qe deshiron te luaje, prandaj dhe kerkesa per t’u larguar pritet te aprovohet nga drejtuesit e klubit./SHKODRA-SPORT.COM/