Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë gjerman i mahnitur nga Marash Kumbulla: Duket sikur ka 10 sezone...

Një gjerman i mahnitur nga Marash Kumbulla: Duket sikur ka 10 sezone aty

Një mbrojtës gjerman thur elozhe për Marash Kumbullën. Thomas Berthold, i cili ka qenë pjesë e Hellas Verona në periudhë 1987-1989, si dhe k aprovuar të luajë në Serie A edhe me Romën, vijon ta ndjekë ish-ekipin e tij.

Berthold, kampion bote me Gjermaninë Perëndimore, vlerëson ecurinë e Hellas Verona këtë sezon dhe veçon Kumbullën, për një cilësi që ia kanë vënë në dukje thuajse të gjithë.

“Hellas Verona po bën një kampionat të madh. Ata luajnë si një ekip, lojtarët janë të disiplinuar taktikisht dhe mbrojnë mirë. Kanë lojtarë që kanë treg dhe të tjerë që janë shitur”, thotë Berthold.

Më tej, në intervistën e dhënë për Tuttomercatoweb, ai shton: “ Më pëlqen shumë Kumbulla. Ai është një djalë i ri, i cili luan sikur të ketë dhjetë sezone duke u aktivizuar në Serie A”. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments