Atleti shkodran Izmir Smajlaj e ka nisur mbare vitin 2020. Ai duket se ka lene njehere e mire prapa problemet e demtimit qe kaloi vitin e kaluar dhe sot ka bere nje performance te mire ne nje turne nderkombetar te zhvilluar ne Bratislave te Sllovakise.

Ai ka kercyer 7.90 metra dhe ka zene vendin e pare duke merituar edhe medaljen e arte te ketij turneu ku moren pjese sportiste nga disa vende te ndryshme te Europes.

Vete Smajlaj permes nje postimi ne profilin e tij ne rrjetet sociale, falenderon trajneret e tij Ruli e Tufi dhe shpreson qe ky vit te jete sa me i mbare per karrieren e tij.

“Jam shume i lumtur qe ne garen e pare te sezonit 2020, e fillova me nje fitore e nje rezultat shume te kenaqshem per mua 7.90, Dua te falenderoj familjen time dhe trajneret e mi Gjergj Ruli & Vildan Tufi qe fale vullnetit e mesimdhenies se tyre, ky vit do shkelqej ne karrieren time sportive. Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen!