Një ide e “çmendur” po lind te Milani, e cila së fundmi po tenton të sjellë në Itali fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç.

Siç raporton “Sky Sport”, drejtuesit kuqezinj me në krye kroatin Boban, janë takuan me Vlado Lemiç, agjentin e Modriçit, për të mësuar kushtet për një transferim të mundshëm.

Boban është shok i ngushtë me Modriçin dhe kjo gjë mund të ndikoj në një kalim të 33-vjeçarit në Milano. Por përveç kësaj shoqërie pengesat janë të shumta, duke filluar nga rroga e lartë e kroatit 12.5 milionë euro në sezon, e deri te kontrata e cila i skadon në 2021 te Reali.

Do të jetë një operacion i vështirë nëse kalon nga ideja në hapa konkretë, i cili do t’i kushtojë jo pak skuadrës së Milanit.