Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kaluar një natë ndryshe mbreme në grumbullimin e saj në Durrës. Trajneri Reja anuloi stërvitjen e pasdites për shkak të kushteve të këqija atmosferike por nuk la të lirë lojtarët të cilët nuk lëviznin dot nga stadiumi.

Por ai pranoi me kënaqësi propozimin që bëri Elseid Hysaj, i cili në mungesën e Mërgim Mavrajt është kapiteni i kuqezinjve.

Futbollisti vendosi t’i ftonte për darkë lojtarët dhe stafin e përfaqësueses, jashtë ambienteve të zakonshme të hotelit ku janë grumbulluar.

Kështu, skuadra udhëtoi drejt një prej restoranteve të qytetet të Durrësit, për t’u larguar paksa nga rutina e zakonshme e grumbullimeve.

Një darkë për të mbajtur harmoninë dhe frymën e grupit si dhe për të treguar një unitet si rrallëherë më parë. Një tjetër sinjal se kjo skuadër po u kthehet momenteve të arta në drejtimin e De Biazit, ku falë bashkëpunimit në grup u arritën edhe rezultatet që shkruan historinë në Europian. /vipsport/