Toni Kros ka qenë prej vitesh një titullar i palëvizshëm në formacionin e Realit, me gjermanin që edhe në këtë sezon ishte nga lojtarët më deçiziv në suksesin e Realit në Champions.

Sidoqoftë e ardhmja e mesfushorit në klub është ende e pavendosur, me Kros që deri më tani ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “AS”, 32-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim për firmën në marrëveshjen e re me klubin, me kontratën aktuale që përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Tekniku Karlo Ançeloti e konsideron gjermanin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe nuk do të donte ta humbiste, me klubet si Juventus, Siti dhe Parisi që po e vëzhgojnë situatën me kujdes.