Eshte mbyllur me sukses edicioni i 15-te i “Indoor Shkodra Tennis” dhe ne fund ai ka kurorezuar si fitues tenistin nga Tirana Red Dabulla.

Edicioni i sivjetem ka njohur nje pjesmarrje edhe me te madhe nga vitet e tjera, teksa kane konkurruar per ta fituar ate plot 64 vete te cilet kane perfaqesuar qytete te ndryshme te Shqiperise, por edhe te tjere nga Mali i Zi e Kosova.

Ndeshjet jane shoqeruar me shume rivalitet dhe ne finale kane dale Red Dabulla nga Tirana me tenistin Maliq Dervishi nga Ulqini. Ne fund fitues me “tie break” me rezultatin 9-8 ka fituar Dabulla qe eshte shpallur edhe fitues i ketij edicioni.

Duhet thene se “Indoor Shkodra Tennis” eshte turneu qe zhvillohet rregullisht prej vitesh dhe eshte i vetmi ne Shqiperi. Por nderkohe tashme vazhdon turneu me ndeshjet dyshe qe eshte gjitje perfshirese.

E gjitha kjo eshte merite e shoqates “Shkodra Tennis Club” e cila po ben nje pune jashtezakonisht te mire ne perhapjen dhe masivizimin e ketij sporti ne vendin tone, nderkohe qe tashme kane filluar edhe rezultatet pozitive te sportisteve te saj edhe ne arenen nderkombetare./SHKODRA-SPORT.COM/