Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, është i detyruar të modifikojë mbrojtjen për ndeshjen e radhës në kampionat me Atalantën. Raul Albiol dhe Mario Rui janë në dyshim serioz dhe mund të mos grumbullohen për këtë transfertë për shkak të problemeve fizike.

Ançeloti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por me shumë mundësi ai nuk do të rrezikojë me dy lojtarët në fjalë, që do të thotë se gjysma e mbrojtjes ndryshon.

Nëse asnjëri nuk ia del, francezi Kevin Malkuit pritet të luajë në të djathtë të mbrojtjes, Nikola Maksimoviç në qendër, bashkë me Kalidu Koulibali, ndërsa Elseid Hysaj do ta kalojë në të majtë.

Mbrojtje e sajuar, por për lojtarin kuqezi është një shans i mirë, që ai të tregojë vlerat e tij dhe të bindë trajnerin për të qenë sërish titullar. / Vipsport/