Kombetarja U21 e Shqiperise nuk do te kete asnje futbollist te Vllaznise ne rradhet e saj ne grumbullimin e rradhes dhe mbase keshtu ndodh pas shume kohes.
Por ne fakt, pjese e listes se trajnerit Alban Bushi eshte edhe ish- futbollisti i saj Elmir Lekaj i cili aktualisht eshte pjese e ekipit Arberia ne Superligen e Kosoves.
Për shkak të udhëtimeve dhe pengesës së Covid-19, kjo është hera e dytë që Bushi ndryshon listën. Lekaj u largua nga Vllaznia në janar, teksa ka marrë më shumë minuta me ekipin e ri në ligën elitare të Kosovës.
Për mbrojtësin kjo është e disata herë që vesh fanellën kuqezi, duke qenë më parë pjesë e moshave U-17 dhe U-20. Tashmë, 21 vjeçari që ka dalë nga Akademia e Vllaznisë është pjesë e Shpresave kuqezi.
Klubi “Arberia” i ka uruar suksese futbollistit te saj dhe padyshim qe nje gje te tille ia urojne edhe te gjithe shkodranet./SHKODRA-SPORT.COM/