Sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Tomorit të Beratit por në sezonin e ri mbrojtësi shkodran Dritmir Beci duket se do të luajë me skuadrën e Burrelit.
23 vjeçari ka disa ditë që i është bashkuar matjanëve në stërvitje dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm për ta në repartin e mbrojtjes.
Trajneri Stojku ka patur nevojë për përforcime në këtë repart dhe si rrjedhojë kanë zgjedhur Besin për qendrën. Ai dallohet për vlerat e tij sportive dhe padyshim që do të jetë një përforcim shumë cilësor për këtë ekip.
Beci ka provuar të luajë edhe në Superligë me ekipin e Tërbunit ndërkohë që më pas karriera e tij ka vazhduar në kategori të parë. Burreli duket se do të ketë pretendime në sezonin e ri dhe jo më kot edhe mbrojtësi shkodran premton të bëjë më të mirën e tij për arritjen e objektivave të skuadrës.
© shkodrasport.com