HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë shkodran vendos "derbin". Rubin Hebaj tregon kush është

Një shkodran vendos “derbin”. Rubin Hebaj tregon kush është

Nje shkodran vendos derbin. Rubin Hebaj ka shenuar dy gola per Partizanin duke permbysur gjithçka dhe duke i dhene fitoren te kuqve. Sëmundje e pashërueshme. Tirana nuk di të fitojë në derbi, sikurse nuk di të ruajë avantazhin. Derbi i 15-të i bardhebluve që nuk fitojnë dhe sot ndodhi me përmbysje të Partizanit, që fitoi 2-1.

Grent Halili ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me një gol të realizuar me fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi Partizani reagoi dhe zgjidhja erdhi nga stoli. Rubin Hebaj, me një goditje me kokë arriti të realizojë golin e barazimit dhe festa ishte e ligjshme për tifozët dhe lojtarët e kuq. Por duket se dikush e ka mallkuar Tiranën, që dhuron gola.

Në derbi rëndojnë edhe më shumë. Një gabim i Hoxhallarit u shfrytëzua nga të kuqtë dhe Çinari asistoi për Hebajn. Sulmuesi shkodran, i rilindur, gjen golin e dytë.

Fitore për Partizanin në derbi dhe tani ka fituar edhe zemrat e tifozëve. Tani i duhen minutat. Tirana? Krizë totale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments