Java e 11-të në 1B Pro League në Belgjikë që është e barazvlefshme me kategorinë e dytë të këtij vendi ka parë si protagonist një futbollist shqiptar.

Kështu në ndeshjen Lommel-Virton të përfunduar me fitoren 1-3 të miqve ka shënuar edhe shqiptari Din Sula.

Sulmuesi i Virton ka gjetur rrugën e rrjetës për Virton në minutën e 18-të të ndeshjes ku rezultati ishte 1-1. Goli i 23-vjeçarit i hapi rrugën e fitores bardhekuqve të cilët arritën të merrnin një 3 pikësh me shumë vlera.

Sula është një futbollist që ka qenë pjesë e kombëtares sonë u-21 në të shkuarën dhe ka qenë edhe në orbitën e kombëtares së parë.

Ky ishte goli i dytë sezonal për sulmuesin që mund të jetë një alternativë për të ardhmen e sulmit kuqezi.
Endri ÇINARI