HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë ‘thesar’ për Bylis, mbrojtësi shkodran drejt hapit të madh

Një ‘thesar’ për Bylis, mbrojtësi shkodran drejt hapit të madh

Kolonia e futbollistëve shkodranë tek Bylis është goxha e madhe. Duke vijuar që nga Trumçi, Ivziku, Qardaku apo edhe Preka. Drejtuesit ballshiotë e kanë parë si pjesë të projektit të tyre, promovimin e elementit të ri, për ti shitur më pas në raste ofertash në skuadra të ndryshme.

E një prej atyre që cilësohet si një “thesar” i ballshiotëve, por edhe i kampionatit shqiptar është Marcelino Preka. Mbrojtësi shtatlartë, i formuar tek akademia Shkodra prej 2 sezonesh aktivizohet në rradhët e skuadrës mallakastriote. Preka vetëm 18-vjeçar duket se tashmë do bëjë gati hapin e madh në karrierë.

Tek Bylis shohin një futbollist nga i cili mund të përfitojnë shumë me shitjen e tij. Kjo pasi edhe një ofertë e refuzuat prej 100 mijë eurosh para disa kohësh nga ana e ballshiotëve tregon se sa e vlerësojnë ata mbrojtësin.

Bylis njihet në vendin tonë si një ekip që punon shumë mirë me të rinjtë dhe ndër vite ka bërë shitje të suksesshme të futbollistëve.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments