Ne ndeshjen e sotme ne mes Universitateas dhe Vllaznise e cila do te nise ne oren 19.30 (me oren tone), nuk do te mungojne edhe tifozet e Vllaznise, por nder ata qe do te jene te pranishem sot ne stadiumin “Ion Oblemenco” do te jete edhe nje tifoz “VIP”.
Behet fjale per kryebashkiakun e Shkodres Bardh Spahia. Burime prane kampit shkodran bejne te ditur se numri 1 i kryeqendres se Veriut ka konfirmuar pjesmarrjen ne kete ndeshje. Dhe madje ai nuk do te jete i vetem, por me nje staf te institucionit qe ai drejton.
Spahia edhe ne ndeshjen e pare ne Shkoder ka qene shume aktiv ne mbeshtetjen e drejtuesve te Vllaznise ne mbarevajtjen e saj dhe ka edhe ai meriten qe çdo gje shkoi ne menyren e duhur.
Kryebashkiaku eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise dhe ate e sheh shpeshhere ne tribunen e stadiumit, nderkohe qe sot nuk ka hezituar te marre makinen e te udhetoje per shume kilometra per ta mbeshtetur skuadren ne kete ndeshje te rendesishe,/SHKODRA-SPORT.COM/