Pas Entoni Shkozes dhe Arjet Bizit, nje tjeter futbollist i Vllaznia U21, ekipit kampion te sezonit te kaluar, i eshte bashkuar Terbunit te Pukes ne stervitjet e ketyre diteve dhe pritet te jete pjese e tij ne sezonin e ri.

Behet fjale per mbrojtesin e majte Sehar Bushaj. 22 vjeçari eshte vene nen urdherat e trajnerit Xhahysa dhe pritet te jete nje element i rendesishem per skuadren pukjane.

Bushaj pat debutuar me ekipin e pare te Vllaznise para kater sezonesh kur trajner ishte Hysen Dedja, duke treguar te gjithe elementet e duhura per nje futbollist te se ardhmes.

Megjithate nje demtim i rende ne gju e ka penalizuar jo pak dhe si rrjedhoje ai ka qendruar per disa muaj larg fushes se blerte. Megjithate gjithçka ka kaluar dhe sezonin e kaluar ai dha kontributin e tij ne shpalljen kampion te Vllaznia U21.

Nderkohe tashme me Terbunin, Sehar Bushaj do te kerkoje padyshim qe fillimisht te fitoje vendin e titullarit dhe me pas te tregoje aftesite e tij me te mira per t’i sherbyer skuadres ashtu si duhet per arritjen e objektivave te saj./SHKODRA-SPORT.COM/