Nje tjeter futbollist shkodran do te luaje ne sezonin e ri ne kampionatin maltez. Behet fjale per mesfushorin Stiv Shaba. Lojtari i cili sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit te Vllaznise, pas perfundimit te kontrates me te eshte vene ne kerkim te nje ekipi te ri dhe menaxheret i kane sugjeruar futbollin maltez.

Nga sa mesohet, ai ka qene ne kontakte me disa ekipe por ne fund ka arritur akordin me ekipin Tarxien qe merr pjese ne Premier Leaguen e ketij vendi.

Mesfushori shkodran tashme ka firmosur dhe pritet te jete ne dispozicion te stafit teknik per ndeshjen e pare te kampionatit, ate qe Tarxien do te luaje ne fushen e tij ndaj Mosta FC.

Shaba ka luajtur gjate karrieres se tij me Vllaznine, Kastriotin, Veleçikun, Naftetarin, Butrintin dhe se fundi serish me Vllaznine. Nderkohe kontrata me Tarxien do te jete e para per te jashte vendit dhe padyshim qe ai do te tentoje te beje nje figure sa me te mire per te treguar vlerat e tij dhe per ta ndihmuar ekipin ne arritjen e objektivave.
www.shkodrasport.com