Vllaznia eshte kthyer pasditen e se premtes nga Ohri duke i dhene fund pergatitjeve te bera atje dhe nderkohe paraditen e sotme e ka patur pushim.

Pasdite nderkohe ekipi i eshte rikthyer serish stervitjes duke zhvilluar seancen e zakonshme ne kompleksin sportiv “Zmijani” dhe ne dispozicion te trajnerit Jonuz kane qene te gjithe futbollistet.

Paraditja e neserme do te jete nderkohe pushim dhe futbollistet do te paraqiten me pas ne oren 16.00 ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” per t’u bere gati per ndeshjen miqesore qe do te zhvillojne ndaj Beselidhjes.

Ky takim do te startoje duke nisur nga ora 17.30 dhe do te jete testi i fundit i kuqebluve ne prag te sfides se pare te kampionatit qe ata do te luajne te shtunen e ardhshme ndaj Laçit.

Ne miqesoren ndaj lezhjaneve, pritet qe me Vllaznine te debutoje edhe sulmuesi brazilian Emerson qe shikohet si shpresa e madhe e saj ne repartin ofensive.
www.shkodrasport.com