Mesfushori shkodran Denis Dyca ka mbyllur sezonin e kaluar me Tomorin dhe tashme duket se ka gjetur nje skuader te re. Ai prej disa ditesh ka nisur stervitjen me ekipin e Veleçikut me te cilen pritet te luaje ne sezonin e ri.

23 vjeçari ka luajtur edhe ne miqesoren e zhvilluar ndaj Ilirise. Dyca dallohet per vlerat e tij teknike megjithate duhet thene se ende nuk ka arritur t’i shfaqe ashtu si duhet ato.

Tek Veleçiku pritet qe te beje me te miren per ta ndihmuar kete skuader ne arritjen e objektivave te tij. Dyca ka qene nen kontrate me Vllaznine megjithate asnjehere nuk iu dha mundesia te demostrojne ate çfare di te beje.

Ai ka qene nder lojtaret me te talentuar te dale nga Akademia Vllaznia ne keto vitet e fundit duke qene pjese e nje brezi te talentuar lojtaresh si Sherri, Krymi, Çinari, Hakaj etj.
www.shkodrasport.com