Mes demtimesh dhe mungesash, Vllaznia do te jete e detyruar te beje sot pa disa prej lojtareve te saj titullare dhe kjo padyshim qe e ka vene disi ne veshtiresi trajnerin Josa, megjithate ai nuk ka dashur “te qahet”, por ka zgjedhur 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Ne porte si zakonisht do te jete malazezi Zogoviç, ndersa ne katershen e mbrojtjes do te luajne kapiteni Gurishta ne te djathte, dyshja Juriç- Bulatoviç ne qender ndersa ne te majte do te jete i riu Smajli ne vend te Hakajt te demtuar.

Ne treshen e mesfushes do te kete vend kete here per Jonuzin, te riun Alivoda serish dhe Markun, ndersa ne sulm do te luaje Ardit Hoxhaj dhe Mala ne dy krahet e tij ndersa ne maje te sulmit kete here eshte preferuar braziliani Kaina.

Kjo do te jete 11-shja qe do ta nise kete ndeshje si titullare nga minuta e pare dhe qe do te kete per detyre te kerkoje me insistim fitoren ne kete perballje ndaj skuadres qe kryeson aktualisht kampionatin.

Pritet qe te jete nje ndeshje interesante sespe te dy ekipet kane prodhuar gjithmone lojera te bukura, shoqeruar edhe me emocione per tifozet qe do te jene te pranishem ne shkallet e stadiumit./SHKODRA-SPORT.COM/