Partizani do jetë sot mysafir në Shkodër, ku do përballët me Vllazninë në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Një takim që luhet për vendet e para të renditjes dhe të dy skuadrat do mundohen ti bëjnë “dëm” njëra-tjetrës. Ekipi i drejtuar nga Colella, pas humbjes në derbi duan me patjetër reagimin.

Dhe duket se për këtë, trajneri italian ka ideuar edhe formacionin për “demat”. Në portë pritet Rexhepi, që pavarësisht gabimeve, duket se do i besohet sërish. Në mbrojtje përveç Bitrit që duket i paprekshëm, do jenë edhe Sota në qendër e Hadroj në të djathtë dhe Buxhelaj në të majtë.

Mesfusha do ketë mungesën e Matondo pas të kuqit kundër Tiranës. Ndërsa as Telushi dhe Romero nuk duken të gatshëm, për shkak të problemeve fizike. Murataj, Rrapaj dhe Hoti pritet të përbëjnë treshen e mesfushës. Në krahë përveç Da Silvas që rikthehet në Shkodër si kundërshtar, pritet edhe Cara.

Të dy do jenë mbështetësit e Skukës, sulmuesit dibran të të kuqve. Tashmë pritet me kureshtje se cili do jetë rreshtimi i të dy skuadrave në “Loro Boriçi” sonte. Ku një sfidë interesante pritet të startojë në orën 17:45.
Endri ÇINARI