Shqipëria e sotme gëzon një grup solid, plot yje të ciëlt po na dërgojnë në Europianin e Gjermanisë. Nga porta deri në sulm, Sylvinho ka mundësinë të bëjë zgjedhje të ndryshme me lojtarë që kanë cilësinë të bëjnë mirë në fushën e lojës, cilido qëoftë ai.
Megjithatë, për të ardhmen nuk ndalohet kurrë së punuari ndaj FSHF, vijon vëzhgimin e talentëve shqiptarë anëembanë botës. Në oribtën kuqezi ka rënë Amar Gërxhaliu, qendërmbrojtësi 21-vjeçar i cili luan me Antalyaspor në Superligën turke.
Shtatlarti 1.93 i gjatë ka qenë më parë pjesë e moshave U18 ku luajti 1 ndeshje, ndërsa së fundi ka zhvilluar edhe një sfidë me Kosovën U21. Lojtari pëlqehet nga stafi teknik dhe një ftesë pritet të shkojë në drejtim të tij.
Ne Kosove nuk jane duke e pritur mire faktin qe disa lojtare te tyre duan te luajne per Shqiperine, megjithate kjo eshte deshira qe ato kane dhe sigurisht qe duhet respektuar.