Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLNjë tjetër largim nga Partizani, mbrojtësi i jep fund me të kuqtë

Një tjetër largim nga Partizani, mbrojtësi i jep fund me të kuqtë

Eneo Bitri nuk do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë mbrojtësi, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale thekson se ka kaluar tre vite të mrekullueshme me Partizanin, ndërsa falenderon presidentin Demi dhe drejtorin Rama për mundësinë e dhënë.

Sakaq, mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Bitrin.

Mbrojtësi do të preferonte një eksperiencë jashtë vendit (ka interes nga Bullgaria dhe Kazakistani), megjithatëkoha do tregojë. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments