Thomas Strakosha vazhdon të marrë vlerësime maksimale në Itali, pavarësisht kritikave pas humbjes 0-3 ndaj Interit. Mediat italiane, vazhdojnë ta cilësojnë Strakoshën si një nga portierët më të mirë në kampionatin italian dhe jo vetëm.

Për të disatën herë, gardiani i Kombëtares është pjesë e listës me 20 futbollistët më të mirë të Serisë A, ku kryesimin e kësaj liste e ka marrë ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo. Pak kohë më parë, në krye të kësaj liste ishte zbulimi i Serisë A, Piatek i cili me mungesën e golave ka humbur disi terren në renditje.

Portieri i Kombëtares, është vlerësuar me notën 6.33 dhe mund të konsiderohet një vlerësim pozitiv duke ditur se edhe Ronaldo që është në krye, nuk ka marrë më shumë se një 6.71.

Kështu, Shqipëria mund të konsiderohet me fat që ka një portier të tillë, që këtë sezon ka qenë gjithmonë ndër më të mirët. /VipSport/