Vllaznia i ka bere nje nisje te shkelqyer ndeshjes me Kastriotin duke e mbyllur pjesen e pare te saj ne avantazh 3-0, fale tre golave te shkelqyer te shenuar nga Dunga, Dilaver dhe Imeri.
Ne minuten e 1-re te ndeshjes eshte fantastik Ismail Dunga, i cili pasi futet në zonë, me një gjujatje diagonale e dërgon topin në fundin e rrjetës.
Ne minuten e 18-te, Dilaver nuk fal në zonë, teksa pas një krosimi perfekt të marrë nga krahu i djathtë nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.
Ne minuten e 29-te eshte Jonuzi qe provon nga jashte zone dhe topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pingule.
Ne minuten e 43-te vjen dhe goli i trete per Vllaznine. Eshte Imeri qe shenon nje supergol me nje gjuajtje ne forme parabole.
Kastrioti-Vllaznia 0-3
Dunga 1′, Dilaver 18′, Imeri 43′
Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Shkalla, Prodani, Husein, Mehmeti, Okebugu, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Shehi, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Dunga, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.


