Diten e sotme ne Tirane do te zhvillohen garat e kampionatit te 18 vjeçareve ne atletike. Vllaznia sigurisht qe udheton drejt kryeqytetit me objektiva te qarta per t’u shpallur kampione e vendit. Ekipi shkodran eshte kampion i vendit ne fuqi ne kete grupmoshe dhe natyrisht qe konsiderohet edhe pretendenti kryesor per ta fituar serish ate. Atletet dhe trajneret e tyre kane kohe qe pergatiten per kete gje. E rendesishme perveç zenies se vendit te pare si ekip sigurisht qe eshte edhe arritja e rezultateve sa me te mira per çdo sportist.

Trajneret Vildan Tufi, Isak Bala, Albert Marashi, Dorian Tafa dhe Fatjon Serhati jane munduar gjate gjithe kesaj peridhe t’i japin ngarkesat e duhura sportisteve dhe tashme sigurisht qe presin rezultatet prej tyre. Atletika shkodrane ne fakt vazhdon te jete ne pararoje duke arritur gjithnje rezultate te mire megjithate kushtet e stervitjes dhe ato te trajtimit vazhdojne te jene te njejta. Per sportistet asgje nuk ka ndryshuar. Pista e stadiumit “Loro Boriçi” vazhdon te jete ne te njejtat pozita nderkohe qe nuk ka asnje permiresim as sa i takon ambjenteve te zhveshjes apo gjerave te tjera. Pavaresisht ketyre veshtiresive, atletet kane vazhduar punen dhe po bejne me te miren e tyre per ta perfaqesuar ashtu siç duhet Vllaznine ne keto aktivitete ku marrin pjese. Prandaj edhe ne kampionatin e sotem te 18 vjeçareve, do te synojne te shpallen kampione te vendit.

www.shkodrasport.com