Vllaznia e volejbollit te femrave ka dhuruar spektakel ne ndeshjen e dyte gjysmefinale te kampionatit duke mundur 3-1 Tiranen dhe tashme do te luhet edhe nje ndeshje e trete dhe e fundit qe do te percaktoje skuadren finaliste te kampionatit.

Pas ndeshjes se fundit me Tiranen, trajnerja Nora Deda ka dhene nje interviste per “veriusport.al” ne te cilin eshte shprehur se ekipi i ka arritur objektivin e tij, megjithate edhe ne ndeshjen e trete ndaj Tiranes do te tentoje suksesin.

– Profesoreshë, e kënaqur nga skuadra për ndeshjen e fundit me Tiranen?

Jam shumë e kënaqur, madje edhe tepër e lumtur, por nga emocionet që kam nuk arrij ndoshta ta shprehë si duhet. Sepse nga një ekip që ishte në shpërbërje u bë ekip për të konkuruar për nënkampion. Ne, edhe përpara kësaj ndeshje e kemi realizuar objektivin, sepse objektivi i jonë ka qënë vendi i katërt. Por, metita i takon vajzave që po tregojnë më së miri që munden me debutu edhe me vendin e parë të kampionatit.

Përpara dy javësh mundëm ekipin kampion të grupit tonë, Barleti Volej, dhe në këtë ndeshje të sotme me Tiranën luajtëm të barabartë deri në pikën e fundit dhe mundëm edhe vendin e parë të grupit tjetër. Shpresoj shumë për të adhmen e këtyre vajzave, pasi me këtë ndeshje që zhvilluan sot treguan që ne konkurojmë si të barabartë me skuadrat më të mira të kampionatit, dhe për këtë jam e lumtur.


Kjo ishte ndeshja e dytë gjysëmfinale, të parën e keni humbur 3 me 1 në kryeqytet, kete here fituat po 3 me 1 në Shkodër, çfare ndryshuat në ballafaqimin e dytë që dolët fitues?

Në planet e mija kisha planifikuar të bëj tre veprime aritmetike, por gëzohem që nuk i realizova të trija dhe realizova vetëm dy. Një risi ishte edhe aktivizimi për herë të parë në lojë edhe e Elidona Kodrës, është një vajzë e re 19 vjeçare. Luajtëm në Tiranë në ndeshjen e parë, por edhe këtu në Shkoder pa treshin kryesor të lojës që ishte Bardeli, sepse mungoi në ndeshjen finale duke u shkëputur nga ekipi që për mua është e pafalshme, por arritëm ta rikuperojmë edhe këtë ndeshje pa të dhe të fitojmë.

Tashmë barazim 1 me 1 në ballafaqimin gjysëmfinal Vllaznia-Tirana. Për të përcaktuar ekipin fitues që shkon në finale do të luhet një ndeshje e tretë përsëri në Tiranë. Do të jetë Vllaznia ekipi finalist?

Shpresojmë, por mund të them se vajzat e mija e kanë realizuar objektivin. Jam krejt e lumtur edhe nëse qëndrojmë në vendin e katërt duke konkuruar denjësisht në ndeshjet finale, vajzat e mia kanë dhënë maksimumin. Gjithsesi, ne shpresojmë dhe do të ishte një arritje tepër e madhe jashtë objektivave tona të shkojmë në finale dhe të dalim nënkampion Shqipërie dhe është e mundshme, shpresojmë.