Kampionati i basketbollit të meshkujve nisi fundjavën që shkoi dhe Vllaznia startoi me humbje. Ndaj “Goga Basket” ajo është mundur me 24 pikë dhe në fakt, një humbje e tillë ka qenë e pritshme.

Largimet e disa titullarëve e kanë dobësuar së tepërmi ekipin që drejtohet tashmë nga trajneri Fatjon Taraboshi. Në pesëshen e parë kanë luajtur Damian Bekteshi, Gjon Ndoja, Fatjon Llazani, Antonio Shabani dhe Dodë Lekndreaj.

Të tjerët të gjithë të rinj. Kuptohet që me ta nuk mund të kesh asnjë pretendim dhe ky ekip vështirë të arrijë të futet në katërshen e ekipeve më të mira të vendit.

Në fakt, një situatë e tillë të krijon keqardhje sepse vetëm pak vite më parë Vllaznia “bënte ligjin” në basketbollin shqiptar duke fituar tituj kampion e kupa.

Fotoja që shoqëron këtë shkrim, e ilustron shumë mirë atë që ka ndodhur 3-4 vite më parë. Trajneri Gjeçaj
dhe basketbollistët festonin sëbashku me tifozët të cilët mbushnin çdo ndeshje pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
© shkodrasport.com