Kirian Nuabueze, me shumë gjasa do të vijojë karrierën në Katar. Ka qenë vetë sulmuesi, i cili nëpërmjet një “story” në rrjetin social “Instagram”, ka zbuluar se ishte duke udhëtuar drejt Dohas.
Në videon e publikuar, “Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar, shkuan se i është rikthyer sërish punës, duke hedhur dritë kështu për të ardhmen e tij.
Gjasat janë të mëdha që në orët në vijim, Nuabueze të nisë aventurën e tij të re, pas eksperiencës me Laçin.
Nuabueze luajti për 2 sezone me Laçin në elitë, teksa më herët është aktivizuar edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës para se të nbërrinte në Superiore.