Franca luan nesër finalen e dytë radhazi në Kampionatin Botëror teksa synojnë që përballë Argjentinës të përsërisin suksesin që arritën katër vite më parë kundër Kroacisë.
Në një konferencë për mediat, kapiteni Hugo Loris u shpreh se virusi ishte diçka e papritur ndërsa shtoi se pavarësisht vështirësive, ekipi dëshiron të kthehet në shtëpi me trofeun.
“Nuk e prisnim këtë situatën me virus, nuk kemi qenë të përgatitur për diçka të tillë, por ne do të mundohemi të luajmë në mënyrën tonë më të mirë. Virusi është real, por kjo nuk largon aspak përqëndrimin tonë nga objektivi apo entuziazmi që kemi për finalen.
E dimë që kemi mbështetjen e të gjithë kombit, e nisëm këtë Botëror me një mision dhe duam t’i shkojmë deri në fund. Ishin të paktë ata që na besuan, megjithatë tani kemi edhe një ndeshje të fundit”, u shpreh Lloris.