Bruno Telushi u largua nga Partizani para disa ditësh. Ish-kapiteni i kuq nuk ka kohë për të humbur. Sipas “Supersport” bëhet e ditur se ish-ushtari i kuq ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e Kategorisë së Parë.

Bëhet fjalë për Elbasanin, me këto të fundit që janë skuadra që ka bërë afrime “big” për të tentuar edhe ngjitjën në Superiore.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi, por Telushi është lojtari më i ri i Elbasanit, teksa do të jetë menjëherë nën urshrat e Nevil Dedes.

Gjithashtu te elbasanasit do të gjente lojtarë që e njohin mjaft mirë Superioren si Greca, Hasani, Karakaci, Rami, Idrizaj etj.