Nuk ka paqe në këtë sezon për Kristiano Ronaldon. Gjërat po shkojnë si mos më keq në fushën e lojës dhe jashtë saj për yllin portugez, i cili tashmë do të përballet edhe me hetim disiplinor nga Federata Angleze për ngjarjen e famshëm të muajit prill kur pas ndeshjes së Mançester Junajtid ndaj Everton, ai qëlloi në dorë një djalosh me autizëm që po e filmonte.

Ronaldo fillimisht u përball me një hetim policor, i cili e dënoi me një gjobë dhe tërheqje vëmendje yllin portugez të Mançester Junajtid i cili i kishte thyer celularin 14-vjeçarit.

Tashmë ai do të përballet me këtë hetim nga ana e Federatës Angleze e cila e ka vlerësuar gjestin e tij si “të papërshtatshëm dhe/ose të dhunshëm”.

Mançester Junajtid ka dalë në mbështetje të futbollistit dhe ka bërë të qartë që do të asistojë lojtarin në këtë çështje duke ankimuar atë nëse nuk ka një vendim të favorshëm për Ronaldon.