Wednesday, March 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORINuk kishte suksesin që pati tek Vllaznia, Thomas Brdariç largohet nga ekipi...

Nuk kishte suksesin që pati tek Vllaznia, Thomas Brdariç largohet nga ekipi kosovar

Klubi i Drenicës po kalon një moment delikat në Superligën e Kosovës. Sot është raportuar që Thomas Brdariç ka braktisur ekipin, duke u nisur drejt Gjermanisë.

Brdariç nuk është shfaqur në stërvitje, siç supozohej të ndodhte. Për këtë aludohet edhe një largim përfundimtar nga Drenica.

Merkato e dimrit ishte e bujshme, pasi Brdariç afroi emra të njohur për Superioren. Qarri, Çoba, Da Silva, Jonuzi dhe Ian Soler pritej të sillnin ndryshimin.

Fakt është se Drenica renditet tashmë në vendin e fundit. Me vetëm 2 pikë në pesë ndeshje, qëkur filloi pjesa e dytë e sezonit, konsiderohet pretendente kryesore për rënien direkte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments