Dy here te tjera e ka provuar ndjesine e te qenurit ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes dhe kjo tashme nuk perben me lajm, megjithate sivjet Vllaznia e femrave duket se do te synoje jo vetem perseritjen e ketij suksesi, por pse jo edhe me shume se kaq.
Presidenti Matija e ka marre shume seriozisht kete gje dhe po e tregon me vepra duke ofruar ne skuader lojtare shume cilesore. Behet fjale per tre futbollistet amerikane, portieren Megan, mbrojtesen Alexis dhe sulmuesen Tarah, per malazezen Saranoviç e cila po ashtu luan ne qender te mbrojtjes.
Nderkohe ka rikthyer pas nje periudhe huazimi tek skuadra kampione e Kosoves, Ep Com, edhe sulmuesen Jehona Shala. Megjithate perforcimet e Vllaznise kane vijuar edhe me tej. Drejtuesit e klubit shkodran kane bere realitet edhe marrjen ne huazim te dy futbollisteve te tjera.
Behet fjale per mesfushoren Donjeta Halilaj dhe sulmuesen Edona Kryeziu. Te dyja ato jane pjese e ekipit kosovar te Mitrovices dhe njekohesisht edhe pjese e rendesishme e kombetares kosovare te futbollit.
Te dyja keto lojtare kane mberritur prej disa ditesh ne Shkoder dhe jane vene nen urdherat e trajnerit Leka. Me ardhjen e tyre duket se edhe skuadra eshte plotesuar dhe tashme mbetet vetem kryerja e procedurave te federimit ne UEFA qe do te behet brenda pak ditesh.
Kujtojme qe Vllaznia do te luaje me 21 gusht ne Podgorice me fituesen e çiftit Breznica Pljevlja (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki), per te synuar fitoren dhe kualifikimin per here te trete ne 32 skuadrat me te mira te Europes.
Gjergj KOLA