Pas paraqitjeve shume te mira me Akademine Vllaznia, por kryesisht ate te Shenkollit ne dy sezonet e fundit, portieri shkodran Sinan Dani tashme eshte bere pjes e Dinamos. Prej disa ditesh 18 vjeçari eshte vene ne dispozicion te trajnerit Dede dhe stafit te tij duke zhvilluar fazen pergatitore ne prag te sezonit te ri.
Dani ka qene nje nga elementet me te spikatura te Akademise se Shenkollit duke bere paraqitje shume te mira ne fushen e lojes dhe duke fituar edhe besimin e stafit por edhe vemendjen e specialisteve te ndryshem.
Si rrjedhoje, Kristian Gjidodaj, drejtuesi i kesaj Akademie dhe tashme bashkeortak tek Dinamo, ua ka sugjeruar drejtuesve te skuadres kryeqytetase dhe ata e kane mirepritur duke e bere pjese te tyre. Kujtojme qe nga Shenkolli ka dale edhe portieri Simon Simoni qe shkelqeu tek Dinamo dhe tashme eshte shume prane transferimit ne Turqi.
Shkodrani Dani shpreson shume qe te ndjeke rrugen e Simonit, por e vetmja gje qe ai kerkon eshte qe drejtuesit e Dinamos t’i kushtojne vemendjen e duhur dhe t’i japin hapesiren per te treguar vlerat e tij. Nese kjo ndodh, me siguri qe ai nuk do te zhgenjeje askend./SHKODRA-SPORT.COM/