Dejan Vukicevic është trajneri i ri i Laçit. Gjithçka bëhet e ditur përmes rrjeteve sociale, me klubin kurbinasit që e rikthen malazezin në krye të pankinës.
54-vjeçari dha kontributin e tij me Laçin nga 17 gushti i vitit të shkuar deri më 18 tetor.

Gjatë 7 ndeshjeve të tij kishte mesatare 0.86 pikë për ndeshje. Më parë ka dhënë kontributin e tij te Feronikeli në Kosovë dhe skuadra të tjera jashtë trojeve shqiptare si Ventspils.

Kujtojmë se Shpëtim Duro u largua nga bardhezinjtë pas skualifikimit në turin e dytë të Conference League nga Petrocub. Kur pritej që t’i besohej stoli një tjetër tekniku shqiptar, në Laç është menduar të ndryshojnë drejtim. Gjithçka mbetet për t’u parë, që me fillimin e Abissnet Superiore nga 20 gushti.

Ne fakt emri me afer pankines bardhezi ishte ai i Gentian Mezanit, ashtu siç flitej edhe emri i Edi Martinit, por ne fund kurbinasit i kane habitur te gjithe me uljen ne pankine te trajnerit Vukiçeviç i cili ishte deshtim i vertete ne ato pak jave qe i drejtoj ato sezonin e kaluar.