Me ardhjen e Carlo Ancelotti në krye të skuadrës së Real Madrid, një nga ikonat e “Los Blankos” nuk po gjen vetën në formacionin e teknikut italian, e thënë ndryshe mbrojtësi brazilian nuk është në preferencat e 62-vjeçarit.

Në këto kushte merkatoja e dimrit mund të jetë shpëtimtarja e lojtarit brazilian, duket se aventurës në “Santiago bernabeu’ i ka ardhur fundi.

Duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar që i ka dhënë shumë klubit, drejtuesit nuk duan që të bëjnë polemika dhe presin përfundimin e kontratës për ta lënë të lirë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që lojtari të largohet që në janar, duke parë që nuk po aktivizohet. Një shumë simbolike do të ishte e mjaftueshme për Real Madrid, por gjithçka duket se është në dorë të lojtarit.

Marcelo ka më shumë se 15 sezone që është aktivizuar tek Reali duke u kthyer kështu në një legjendë të klubit, i cili ka fituar 4 Champion League dhe 5 tituj kampion në La Liga. Pas Karim Benzemasë është lojtari i dytë me më shumë ndeshje me Realin, teksa numëron 532 paraqitje.