Ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise e cila starton ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, futbollistet e Partizanit do te luajne me shirit te zi ne krah.

Arsyeja eshte per te nderuar ish- portierin e tyre Sulejman Maliqati te ndare nga jeta dy dite me pare ne moshen 94 vjeçare dhe nje veprim i tille eshte homazh per jeten dhe karrieren e tij te ndritur.

Maliaqati ka qene titullar për 14 sezone me Partizanin gjatë periudhës 1950- 1964, Maliqati u shpall 7 herë kampion i Shqipërisë.

I njohur nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze”, heroi i Lajpcigut Maliqati është cilësuar portieri më i madh shqiptar i të gjitha kohërave që ka mbrojtur portën e Partizanit dhe ekipit tonë përfaqësues.

Në karrierën e tij të artë që nuk përdori asnjëherë dorezat, përveç trofeve të fituar në fushë, Maliqati është nderuar edhe me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i Kombit”.

Nderkohe, perpos shiritit te zi ne krahet e futbollisteve te Partizanit, pritet qe ne te gjitha stadiumet e Shqiperise kete jave te mbahet nje minute heshtje ne ndertim te kesaj figure legjendare te kombetares shqiptare.