Lajme jo të mira vijnë për boksierin shqiptar Florian Marku. Ai ka dështuar në peshimin zyrtar për ndeshjen kundër Maxim Prodan.

Sipas mediave të huaja Florian Marku ka dal mbi peshë në krahasim për Maxim Prodan. Kështu Markut i janë lënë vetëm dy orë kohë që të ulë peshën e tij dhe të balancohet me Prodan.

Ndërkohë sipas mediave të huaja Markut i duhet të ulë rreth dy të pestat e një kilogrami, brenda dy orësh për të shpëtuar luftën për titull.

Do të kishte tolerim për këtë peshë thuajse të papërfillshme, nëse nuk do të kishte titull në mes, por meqenëse ka, Marku duhet të bëjë çmos për tu balancuar në peshë me Prodan.

Shqiptarit i janë dhënë dy orë kohë që të humbas kilogramët e tepërt dhe të dal për tu matur përsëri me Prodan.