Numra të jashtëzakonshëm për Cristiano Ronaldon në çerekfinalet e Champions League. Sikurse raporton “Corriere dello Sport”, portugezi në 12 edicionet e tij në Champions League nuk është eleminuar asnjëherë atëherë kur ai ka shënuar.

Në 21 ndeshje ka arritur të shënojë 24 gola, 15 prej të cilëve janë shënuar në sfidën e kthimit. Kjo është një statistikë shumë e mirë në favor të Juventusit. Megjithatë asgjë nuk është e thënë nga këto numra, pasi gjithçka duhet të konkretizohet në fushën e lojës.

Siç dihet, Juventus nuk shkoi me larg sesa barazimi 1-1 ne ndeshjen e pare ndaj Ajaks, ndonese Ronaldo shenoi ne ate ndeshje. Tashme eshte sfida e kthimit ne Torino dhe padyshim qe italianet konsiderohen favorite per kalimin ne turin tjeter.

Me nje Ronaldo te paperballueshem ne rradhet e tij, Juventuas do te kerkoje jo vetem kalimin e ketij turi, por pse jo edhe fitimin e ketij trofeu sivjet, ndonese kjo nuk do te jete aspak e lehte.