Florent Avdyli e mbyll me Prishtinën. Mesfushori firmos me skuadrën kosovare gjatë merkatos së verës pasi u largua nga Teuta pas 3 vitesh dhe 3 trofeve të fituar, ndërsa tani ka vendosur ta mbyll me Prishtinën pas 6 muajsh.
Ka qenë vetë lojtari që ka zyrtarizuar “divorcin” me Prishtinën përmes një postimi në rrjetet sociale teksa indirekt ka njoftuae edhe ekipet e tjera se eshte lojtar i lire.
“Ju njoftoi se nga sot nuk jam më pjesë e KF Prishtina. Falënderoj KF Prishtinën që e respektoi dëshirën time për t’u larguar dhe arritëm marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.
E falënderoj kryesine, bashkëlojtarët dhe tifozët “Plisat” për mbështeje duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Avdyli.
Mesfushori bëhet largimi i 4-të nga Prishtina pas Besart Berishës, Kristi Vangjelit e Sabian Lilajt. Avdyli është një “okazion” i mirë për ekipet Superligës pasi e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe do të ishte një përforcim për çdo ekip./newsport/