Posti i shefit në Mynih ka ngritur kambanat e alarmit me zhgënjimet e fundit nga bavarezët. Pavarësisht kësaj pjese, Oliver Kahn është prezantuar i qetë në prononcimet pas fitores me shifrat e pastra. 53-vjeçari është ndalur në paraqitjen e grupit, loja e zhvilluar si dhe e ardhmja e eksperienca në detyrën ekzistuese.

FITORJA DHE KREU- ”Momenti që vinim nuk ishte ai i duhuri, i cili dha pasoja edhe në mbarëvajtjen e lojës sonë. Gjithsesi, fituam dhe e kemi marrë sërish komandon në kampionat. Nga jashtë mund të duket si diçka normale, marrë në konsideratë emrin e madh dhe forcën e kundërshtarit, por gjendja emocionale godet më fort”, tha Kahn.

LOJA- ”Të gjithë jemi dëshmitarë se nuk ishte Bajerni që ne jemi mësuar të shikojmë zakonisht në vitet e fundit. Rezultati e bën të vetmen gjë të ligjshme, bashkëngjitur kreut. U arrit objektivi minimal, ama kaq. Loja është ajo që hedh baza të qëndrueshme mbi vazhdimësinë, prandaj duhet të tregohemi më të aftë kur kemi topin në kontroll”.

POSTI DHE EKSPERIENCA- ”Sigurisht që do të qëndroj edhe sezonin e ri. E kam thënë edhe më parë këtë detaj. Mbase dëshironi të aludoni. Ne si bord kemi vendosur një datë fikse për diskutimin e shumë drejtimeve dhe do të jemi shumë kritikë ndaj njëri-tjerit për të mirën e Bajernit dhe tifozëve rreth së ardhmes.

Ndërsa mbi përvojën nuk e di pse më cilësoni amator në fushën e menaxhimit. E kam pasqyruar si komponent posedues kur luaja në portë, po ashtu edhe evoluimi në këtë detyrë më ka rritur më tepër”, përfundoi me tone imponuese ish-portieri.