Tirana duket se po ecen e sigurte drejt fitimit te titullit kampion. Fitorja e saj tre jave me pare ne Shkoder ndaj Vllaznise me rezultatin 1-0, ia ka hapur asaj rrugen drejt arritjes se ketij suksesi. Megjithate ka edhe nga ata qe mendojne ndryshe.

Përparim Kabo ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”. Teksa u fol për situatën e titullit kampion, Kabo ka ngritur dyshime për fitoren e arritur nga Tirana kundër Vllaznisë në Shkodër.

“Tirana ka pasur protagonizëm në fushë, Partizani ka luajtur me luhatje. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës mu duk e vakët, prisja një kthesë aty të situatës në Shkodër, më shumë se një ndeshje sportive kishte një llogari dyshimesh aty, por janë të tjerët që e hulumtojnë”, tha Kabo.

Nje shprehje qe ne fakt nuk gjen shume vend sepse Vllaznia me ate humbje por edhe me keto te tjerat qe po i ndodhin, rrezikon seriozisht jo vetem fitoren e ndonje trofeu te ketij sezoni, por edhe pjesmarrjen e saj ne Kupat e Europes.